Vizioni
Të jemi një institucion pionier, udhëheqës dhe i kujdesshëm për edukimin e krishterë me në qendër fëmijën.
Misioni
Të mësojmë fëmijët tanë me integritet dhe besueshmëri duke ushqyer zhvillimin e tyre shpirtëror, intelektual, fizik, emocional dhe social.
Filozofia
T’iu ofrojmë fëmijëve tanë një edukim tërësor që nxit një zhvillim të balancuar dhe vlera të bazuara në Bibël.Filozofia e programit bazohet në besimin se kopshti është një kohë e rëndësishme e tranzicionit për fëmijët e vegjël. Është një urë mes shtëpisë, arsimit të fëmijërisë së hershme dhe klasave të shkollës fillore. Qëllimi i edukimit adventist është t’i drejtojë fëmijët e kopshteve në një marrëdhënie dashurie me Perëndinë, që ata, nëpërmjet shërbimit, të pasqyrojnë dashurinë e Tij ndaj të tjerëve.
Vlerat themelore të Edukimit Adventist janë:
1. Krishti në qendër – Edukimi Adventist tregon ndikimin e jetës dhe të mësimeve të Jezus Krishtit.
2. Karakteri – Edukimi Adventist promovon dashurinë, vetë-mohimin, dhembshurinë, hirin, ndershmërinë dhe integritetin.
3. Angazhimi – T’i tregojë përkushtimin personal bashkësisë së shkollës
4. Përsosmëri – Edukimi Adventist karakterizohet nga një angazhim për arritjen e niveleve më të larta të cilësisë në çdo aspekt të programit shkollor.
5. Njohuri – Edukatorët Adventistë janë të përkushtuar për të dhënë zhvillimin shpirtëror dhe njohuri akademike qe femijet te arrijnë potencialin e tyre maksimal.
6. Aksesi – Edukimi Adventist është i arritshëm dhe i përballueshëm për të gjithë ata që janë të gatshëm të bëjnë prioritet edukimin e Krishterë.
7. Diversiteti – Edukimi Adventist promovon respektin për diversitetin që gjendet në krijesat e Zotit duke përfshirë dallimet në statusin ekonomik, aftësitë, prejardhjen shoqërore, përkatësinë etnike, atributet fizike, gjininë dhe fenë.
8. Marrëdhëniet – Edukimi Adventist është i përkushtuar për të zhvilluar një marrëdhënie pozitive me të gjithë komunitetin e kopshtit duke jetuar një mënyrë jetese të udhëhequr nga dashuria.
9. Shërbime – Administratorët, mësuesit, prinderit,fëmijet dhe bordi.
10. Shkolla Holistike – Edukimi Adventist ofron një edukim që thekson zhvillimin e aftësive fizike, mendore, sociale dhe shpirtërore si pjesë e formimit të karakterit të fëmijës.