ADRA Albania

ADRA Albania

 Të nderuar prindër,

ADRA Albania  është një organizatat humanitare  me një aktivitet që daton nga viti 1991. Organizata ka pasur një fokus të gjërë,ku do të përmendja  rikonstruksione shkollash dhe spitalesh dhe ndërhyrje në emergjencat natyrore dhe humanitare, ndihma ndaj njerëzve nga shtresat më të margjinalizuara. Ne muajin Shtator ADRA Albania në bashkëpunim me kishën Adventiste do të hapi një kopësht për fëmijet në një ambjent të mrekullueshem, ku femijët mund të luajnë të qetë e të sigurt. Në vitet e fundit ADRA Albania,  është fokusuar në edukimin e fëmijëve, sepse është bindja jonë që investimi në edukimin e tyre, do të krijojë fëmijë të lumtur dhe familje të lumtura , duke kontribuar kështu në një shoqëri më të mirë. Organizata ADRA Albania është një organizatë jo fitimprurëse, dhe qëllimi kryesor i yni është të edukojmë bashkë me ju, fëmije të lumtur dhe të shëndetshëm.

Krijimi i një mjedisi të shëndetshëm është misioni ynë!