Rreth Nesh

Mirëseerdhët !

 

Është një privilegj i madh për ne, që të jemi pjesë e proçesit edukativ të fëmijëve tuaj.Ne jemi një institucion Kristian, ku vlerat mësohen në një atmosferë të karakterizuar nga rritja shpirtërore dhe ekselenca akademike. Kopshti Adventist i Tiranës është pjesë e sistemit Adventist botëror. Institucioni ynë ofron një program edukimi në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Arsimit, legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë si dhe filozofinë Kristiane të sistemit të edukimit Adventist.Ai operon nën drejtimin e fondacionit ADRA Albania, në bashkëpunim me Kishën Adventistë në Shqipëri.

Çdo prind që është i interesuar në një edukim të mbështetur në stilin Kristian të jetesës është i mirëpritur të aplikojë. Si në çdo bashkëpunim, ne do të dëshironim një besim të dyanshëm si dhe komunikim korrekt mes palëve.