Shërbimet

Shërbimet

 

Ne ofrojmë mësimdhënie efektive, vëmendje dhe kohë cilësore.
 Ambjente të përshtatshme për rritjen dhe edukimin e fëmijëve.
                •             Klasa me hapësira të bollshme
                •             Të ndara sipas grupmoshave
                •             Materiale didaktike të nevojshme
                •             Elementët e nevojshëm për sigurinë maksimale të fëmijëve
                •             Mendësia jonë është formimi i harmonishëm i personalitetit të fëmijës 3-6 vjeçar.

 Krijimi i një vendi të ngrohtë, të sigurtë dhe plot dashuri, si dhe të edukojmë e të rrisim fëmijë të lumtur.

Psikologu

Një psikolog profesionist do të jetë përgjegjës për fëmijët që kanë nevojë për asistencën e tij
Seminare për prindërit: Ky moment do të jetë inkurajues për ju si prindër, duke qenë se ju do të keni mundësi të merrni pjesë në seminare me tematika të ndryshme të lidhura me rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve tuaj në harmoni me ambjentin ku ata rriten.

Ambjent i këndshëm dhe i sigurtë
Ambjent i pastër, klasa me mjetet e nevojshme didaktike, ambjent i gjelbërt i bollshëm për lojëra në natyrë.
Rojet e dedikuara 24 orë janë përgjegjës për sigurinë e ambjentit, të pajisur edhe me kamera sigurie brenda dhe jashtë tij.

Parkingu
Tek ne do të gjeni një ambjent të sigurt për parkim .

Dietë e shëndetshme
Institucioni do të sigurojë vakte ushqyese dhe të balancuara gjatë ditëve të rregullta pa kosto shtesë; përveç kësaj, tre vakte  për fëmijët me orar të plotë dhe ata me kohë të pjesshme, 

 

E Hënë

E Martë

E Mërkurë

E Enjte

E Premte

Mëngjesi

Qumesht, çaj bio, bukë, djathë, vezë e zierë

Kos, fruta, drithra qumësht, çereale

Qumësht, caj bio, bukë, gjalpë, reçel

Qumësht, çereale,      drithra, kos

Qumësht, vezë, omletë, djathë, rigon,vaj ulliri

Fruti

Banane

Frut i stinës

Dardhë

Pjeshkë

Frut i stinës

Dreka

Supë pule, vezë, limon

Oriz me perime,karrote,              bizele,kunguj të njomë

Tarator

Supë me mish viçi dhe perime                                   

Makarona me domate të freskëta, qepë, vaj ulliri, djathë kaçkavall,borzilok

Thjerrza, qepe karrotë, domate, vaj ulliri                             

Pure patate

Supë mishi,krem perimesh, patate,      karrotë, qepë,             brokoli                             

Tavë me kunguj

Gjellë me zarzavate të stinës     

Qofte me perime  

Sallatë me perime të stinës                                 

Zemra

 

 

 

Kek me fruta

Krep, djathë, reçel

Buke,veze,djathe,kastravec

Sultjash me tërshëre, rrush të thatë kanellë

Kos me fruta