Kurrikula

Qëllimi i kurrikulës është t’i nxisë fëmijët të mësojnë e të zhvillojnë shprehitë bazë që do t’i ndihmojnë të nxënë dhe ta duan këtë proçes, të udhëheqin dhe të mirëdrejtojnë energjitë e tyre të brendshme

Programi i edukimit

     Zhvillimi i besimit në vetvete dhe i aftësisë për të mësuar

     Zhvillimi i aftësisë për të qënë i vëmëndshëm

     Arritja e një marrëdhënieje pozitive ndërmjet të rriturve dhe fëmijëve për të siguruar shprehitë sociale

     Pranimi i natyrës individuale të çdo fëmije, i lirisë dhe të drejtës për t’u tu zhvilluar sipas potencialit të tij

Nëpërmjet programit tonë, në kërkojmë të zhvillojmë formimin integral të cdo fëmije, duke promovuar vlerat themelore në një ambjent të sigurtë dhe me profesionistë.Mënyra jonë kryesore e të mësuarit është e bazuar në ndërhurjen e metodave më efikase te mësimdhënies, me anë të lojës, duke vizatuar, duke diskutuar, me anë të pyetjeve dhe zbatimi në klasa të pajisura me materialet didaktike dhe mjetet e nevojshme, që ndihmojnë fëmijët të eksplorojnë aspekte të ndryshme të të mësuarit sipas fushave të zhvillimit. Personal, social-emocional, fizik, intelektual, gjuhësor dhe krijues.

●      Klasat janë të organizuara sipas grupmoshat nga: 3-4, 4-5, 5-6 vjec.

Qendrat e veprimtarive

Matematika – u krijon mundesi femijeve te hedhin hapat e pare per njohjen e formave, marredhenieve hapsinore,krahasimeve, veprimeve me numrat etj.

Arti – ku femijet mund te shprehin pervojat e tyre dhe perfytyrimi qe kane per boten, nepermjet vizatimit,piktures, punes me balte,kenges ,vallzimit etj.

Gjuha dhe leximi – per te mundesuar bisedat dhe komunikimin ne nje mjedis te ngrohte             dhe mikprites,per te hedhur hapat e pare ne shfletimin dhe leximin e librave te ndryshem ne pershtatje me grupmoshen e tyre,si dhe per te shkruar germat dhe fjalet e para.

Shkenca – ku te vegjlit mund te zbulojne te papriturat e natyres qe i rrethon, nepermjet eksperimentimit,studimit te dukurive,vertetimit te hipotezave etj.

Konstruksionet – këtu fëmijeve u ofrohen lodra dhe materiale që i jep munësinë atyre të ndërtojnë, të krijojnë dhe prezantojnë eksperiencat e tyre duke luajtur me kubikët formues. Fëmijët zhvillojnë imagjinatën dhe aftësitë dinamike të tyre. Ata mund të krijojnë objekte te reja si ndërtimi i urave, apo objekte dhe më komplekse

Drama – nepermjet dramave, roleve dhe interpretimeve, fëmijët zhvillojnë ndjesi positive per veten e tyre, duke zgjeruar botëkuptimin e tyre dhe mënyrën sesi sillen .

Pergatitja fizike – ku femijet mund te kryejne aktivitete te ndryshme per te njohur trupin e tyre  dhe per te zbuluar aftesite fizike.

Rera dhe uji -u krijon mundesi femijeve te perdorin te gjitha shqisat gjate kohes qe kryejne eksperimente dhe veprimtari te ndryshme me uje dhe rere.

Suksesi i luajtjes së roleve në këtë qendër varet nga krijimi i kushteve specifike për cdo rol, duke kombinuar përkujdesjen e edukatoreve dhe pjesëmarrjen active të fëmijëve.

●        Aktivitetet ekstra-kurrikulare

Aktivitetet ekstra-kurrikulare janë të programuara në përputhje me tematikën e specifikuar në bazat kurrikulare. Një herë në muaj fëmijët do të marrin pjesë në aktiviteti si: vizitë në kopshtin zoologjik, shëtitje në park, ditë sporti, piknik, festa datëlindjesh, ekspozita artistike, dita e ujit, panairet e shkencës dhe riciklimit, panaire ndërkombëtare etj.

Tregimet:

Kjo pjesë do të zhvillohet në Shqip dhe Anglisht. Fëmijët do të dëgjojnë histori të bazuara në vlerat themelore dhe do të mësojnë mësime praktike që mund të aplikohen në jetën e tyre të përditshme.

Gjuha Angleze:

Klasat e anglishtes do të ofrohen rregullisht. Ajo do të drejtohet nga një mësuese anglisht folëse e huaj. Gjithashtu gjuha angleze do të integrohet edhe me aktivitetet e tjera si për shëmbull: tregimet, këngët dhe lojërat.

Gatimi:

Fokusi ynë do të jetë të mësojmë fëmijët si të gatuajnë ushqime të shëndetshme në një mënyrë kreative, nëpërmjet përgatitjes së recetave të thjeshta dhe të shijshme. Gatimi është një mënyrë argëtuese e të mësuarit të ushqyerjes, qëndrimit në tavolinë dhe mësimit nëpërmjet një varieteti të madh eksperiencash vizuale.

Kopshtaria:

Në të ardhmen, kopshti do të ketë  “shtëpinë e gjelbërt’’, ku fëmijët mund të praktikojnë mbjelljen e luleve dhe perimeve. Ky ambjent synon të pasurojë eksperiencat e tyre të të mësuarit, ndërkohë që ata do të kenë mundësi të shijojnë frytet e duarve të tyre në fund të sezonit.