Oraret

Oraret

Nga e Hëna në të Premte ora 08:00 – 17:00.

Për fëmijët me kohë të pjesshme largimi është në orën 13:00 (perfshire dreka)

-Tabela ditore e femijeve (3-6) vjec

Në përgjithësi respektohen oraret, me fleksibilitet të vogël

08:00 – 08:45  Pritja dhe mengjesi: Fëmijëve do t’u sigurohet një vakt i shëndetshëm, që kryesisht përmban fruta, drithëra dhe lëngje.

08:45 – 09:00  Vlerat themelore të Biblës: Fëmijët do të këndojnë këngë, do të dëgjojnë tregime dhe do të punojnë duke vënë në praktikë vlerat që mësojnë. Ky seksion do të zhvillohet në gjuhën angleze.

09:00 – 10:00 Koha sëbashku, aktiviteti kryesor i ditës: Çdo ditë do t’i kushtohet nje temë e veçantë ,rutina e përditshme, plotësimi i kalendarit bisedë për motin numërimi i fëmijëve, veprimtari të vogla që paraprijnë temën e ditës

10:00 – 10:15   Fruti

10:15 – 11:15      Veprimtaria në qendër: Fëmijët do të kenë zgjedhje të lirë për të zgjedhur mes qendrave të ndryshme te veprimtarive  gjatë ditëve të javës. (gjuhë, art, bibliotekë, matematikë dhe shkencë)

11:15-12:00       Klasa në Anglisht: Fëmijët do të zhvillojnë aftësitë bazë të të dëgjuarit dhe të folurit në gjuhën angeze.

12:00 – 12:30    Lojra në natyrë

12:30 – 13:00    Dreka: Fëmijët do të mësojnë sjelljet e mira ndërkohë qe janë duke shijuar një ushqim të shëndetshëm dhe të shijshëm.

13:00                  Largimi i femijëve me kohë të pjesshme

13:00-13:30      Tregimi përpara gjumit (Anglisht-Shqip)

13:30 – 15:00    Koha e qetë: Fëmijët flenë.

15:00-15:20      Zgjimi dhe veshja

15:20 – 15:40    Vakt i lehtë: Fëmijëve do t’u ofrohet një vakt i lehtë i shëndetshëm, që kryesisht përmban fruta, biskota dhe pije.

15:40 – 16:10    Klasa me zgjedhje: Muzikë, punime artizanale (krafte), gatim (fokusim tek gjuha angleze)

16:10 – 16:45    Luaj për të mësuar: Fëmijët do të kenë aktivitete argetuese në natyrë / ose brenda; të Premteve fëmijët do të kenë një mbyllje javore në formë devocionali në orën 16:00. (fokusim tek gjuha angleze)  

16:45 – 17:00   Përgatitja për tu larguar

17:00                 Largimi